Pikniku Familjar Tradicional
- Centennial Park (256 Centennial Park Road, Etobicoke, ON M9C 5N3)
Si çdo vit, edhe këtë radhë, të dielën me 26 Korrik, nga ora 10:30 am- 8:00 pm, Shoqata jonë do të organizojë piknikun familjar tradicional për të gjithë bashëkatdhetarët e Torontos e rrethinat e saj.
Do të ketë muzikë, argëtim, ushqime tradicionale, lojëra për fëmijë si dhe do të organizohet turneu i futbollit.
Keshilli sportiv i shoqatës organizon një turne në futboll të vogël të formatit 6+1 dhe pjesëmarrja për ekip është $ 80.00. Të gjitha moshat janë të mirëseardhura, ndërsa ekipi fitues do të bartë titullin dhe trofeun e kampionit zyrtar të shoqatës për këtë vit. Ekipet që janë të interesuara për të marrë pjesë duhet të regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre deri në ora 10:30 paradite kur do të hidhet shorti. Do të ketë edhe lojëra të tjera si volleyball, badminton, etj.
Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë dhe të kalojmë një ditë të gëzuar së bashku. Për më shumë informata, kontaktoni Shoqatën në numrat e mëposhtëm.
Ju mirëpresim!
Ju mirëpresim!
Related Events
- November 24, 2023
- Parkview Manor, 55 Barber Greene Road, Toronto
Mbrëmje Festive – Albanian Heritage Night
Join Our Community Events
Become part of a vibrant community celebrating Albanian culture, heritage, and professional connections.