Mos – Harresa në shërbim të kujtesës historike

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në vazhdim të aktiviteteve të saj organizon promovim të dy dokumentarëve të Prof. Nusret Pllanës, Antar Nderi I SHBSHK dhe regjizorit të mirënjohur Luan Kryeziu “Deshmitë e Heshtura” dhe Shoqata Humanitare – Bemirëse “Nëna Terezë” më datë 8 maj ora 12 në mesditë në adresë 755 Queensway E Mississauga në shenjë falenderimi për 17 vjetorin e Intervenimit humanitar dhe ushtarak të NATO-s në Kosovë me moton
” Mos – Harresa në shërbim të kujtesës historike.
Pas promovimit do të ofrohen ushqime të traditës shqiptare si gjithnjë nga sponsori I përhershëm I SHBSHK Old Mill Pastry&Deli si dhe mbulimi I shpenzimeve të tjera ofrohet si përherë nga sponsorat tanë të përhershëm po edhe të këtij aktiviteti BesiAutocollision( Bedri &Mehdi Toqani), Travel Only( Bujar Zejnullahu&Dashnor Hasku), Fivemotorstars( Adnan Aliti), etj, falenderim pa fund.
Në fund të promovimit “Shqiponjat e Vogla të SHBSHK përgatitur nga mjeshtri koreograf Ramazan Këllezi do të performojnë kolazh vallesh nga Trevat Shqiptare.
Aktiviteti do të mbyllet nën tingujt e muzikës mbarëshqiptare nga DJ I talentuar VISI.
Për më shumë lutem shikoni posterin e përgatitur për aktivitetin e dates 8 maj.JU MIREPRESIM!

Related Events

Festa e Flamurit Toronto 2025

Festa e Pavaresise

Mbrëmje Festive – Albanian Heritage Night

Join Our Community Events

Become part of a vibrant community celebrating Albanian culture, heritage, and professional connections.
Scroll to Top