Manifestim paqesor para Parlamentit te Ontarios: te dielen 20 Korrik ora 12 ne dreke
- Ontario Parliament Building
SHOQATA E BASHKESISE SHQIPTARO-KANADEZE TORONTO NE BASHKEPUNIM ME SHOQATEN E SHQIPTAREVE TE HAMILTONIT, SHOQATEN ILIRIA LONDON, SHOQATEN SAN THOMAS E KITCHENER DHE SHOQATEN KOSOVA TORONTO MANIFESTOJNE SE BASHKU PER TE DREJTAT E SHKELURA TE SHQIPTAREVE NE MAQEDONI
Duke ndjekur me shqetësim protestat e mijëra shqiptarëve në Shkup, kryeqendër e shtetit të Maqedonisë kundër dënimit të 6 bashkatdhetarëve për rastin e njohur si “Monstrat”, edhe ne shqiptarët me banim në Ontario, Kanada, mbështesim rininë shkupjane si heroi i vërtetë i këtyre protestave, e cila i çoi peshë të gjithë shqiptarët anembanë që të ndihen nga pak edhe SHKUPtarë.
Për këtë arësye ne emër të gjithë anëtareve të shoqatave tona dhe gjithë shqiptarëve në Toronto, Hamilton, London, St. Thomas e Kitchener, solidarizohemi e bashkohemi me protestën mbarëshqiptare në përkrahje të të drejtave legjitime të vëllezërve tanë në Maqedoni.
Njëkohësisht, dënojmë me indinjatë të thellë dhunën e egër ushtruar nga autoritetet policore të qeverisë maqedonase parë direkt në të gjitha rrjetet mediatike dhe i bëjme thirrje asaj për ndalimin e dhunes, urrejtjes etnike, rrespektimin e marrëveshjes së Ohrit, aprovuar 13 vite më pare, për drejtësi e barazi etnike.
Vëllezer shqiptare të Shkupit, ne shqiptarët nga Kanadaja jemi me ju atje! Ne jemi shqiptarë por njëkohësisht edhe SHKUPTARE!
Bashkohuni me ne të dielën, me date 20 korrik, ora 12.00, në manifestimin paqësor sensibilizues përpara Parlamentit të Ontarios, për të demostruar denjësisht mbështetjen tonë dhe të japim mesazhin e qartë për të drejtat legjitime të vëllezerve tanë në Shkup e Maqedoni. Për më shumë informacione vizitoni www.albcan.ca, www.iliria.ca si dhe faqet Facebook të shoqatave tona në Toronto, Hamilton, London, San Thomas e Kitchener.
Related Events
- November 24, 2023
- Parkview Manor, 55 Barber Greene Road, Toronto
Mbrëmje Festive – Albanian Heritage Night
Join Our Community Events
Become part of a vibrant community celebrating Albanian culture, heritage, and professional connections.